Kokainë e kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë


Tiranë – Policia e Tiranës ka goditur tre raste të shpërndarjes së drogës në kryeqytet ku ka vënë në pranga 4 persona. Nga ky operacion janë sekuestruar 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 Euro e dyshuar fals.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular ;

E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco ;

J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel


Like it? Share with your friends!