Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat ndaj “COVID-19”, maturantët kthehen në shkolla


Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë u mblodh këtë të mërkurë dhe vendosi të mos ndryshojë masat ekzistuese të marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas A2, është lënë në fuqi ora policore, 20:00, dhe mbyllja e gjimnazeve në bashkitë kryesore të vendit. Përjashtim nga kjo bëjnë maturantët, të cilët do të lejohet të kthehen në shkolla, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor.

Ekspertët po diskutojnë mbi metodën e kthimit të tyre, masat që do të merren për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit dhe ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Shqipëria ka zyrtarisht 124 723 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilave 90 617 janë të shëruar, ndërsa 31 879 aktivë. Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë është zyrtarisht 2227.

 


Like it? Share with your friends!