Kontrolle blic kundër krimeve mjedisore, pranga 66-vjeçari, kishte ndërtuar mur betoni në plazh


Ndërtimet e betonit në zonën e plazhit, nuk kanë shpëtuar dhe në qytetin  bregdetar të Durrësit. Të konsideruara si krim mjedisor, ato janë vënë ditët e fundit në qendër të një aksioni që Policia e Shtetit, ka nisur. Kontrolle të shtuara ka pasur në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) duke evidentuar te Shkëmbi i Kavajës, një rast të zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin I. K., 66 vjeç, banues në Durrës.Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.


Like it? Share with your friends!