Armando Fezga dhe Muhni Mezin dy kontrollorët e arrestuar për grevën në Albcontrol, në Rinas kërkojnë lirimin nga burgu.
Si organizatorë të grevës gjykata i la në burg, dhe tashmë ato kanë apeluar vendimin ku kërkojnë lirimin.
Nga ana tjetër në arrest shtëpie u la dhe Floresha Ndreca, e cila deklaroi se e kishin pushuar nga puna si kontrollore.
Kontrollorët disa ditë më parë bojkotuan punën pasi i ishte përgjysmuar rroga, teksa ikishin nënshkruar deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit dhe pandemisë.
Përveç kontrollorëve që kanë tashmë punë me drejtësinë, gjithë të tjerët u kthyen në punë.