Kosova, 13 vjet pavarësi. Ja çfarë aktivitetesh organizohen sot


Shteti më i ri, Kosova feston sot 13 vjetorin e krijimit.  Të gjithë e kujtojmë  17 shkurti e vitit  2021 ditën kur shteti i Kosovës u shpallur i pavarur.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani në një postim të saj në Facebook ka uruar sot përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 “Ngritja e flamurit shtetëror. Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur”.

Osmani së bashku me Avdullah Hotin, kryeministër në detyrë, ngritën flamurin shtetëror, duke shënuar kështu edhe nisjen e aktiviteteve për festën e pavarësisë, të cilat do të jenë në respektim të protokollit anticovid.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Përvjetori i trembëdhjetë i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shënohet me shumë aktivitete të organizuara nga institucionet qendrore dhe lokale. Pavarësia e Kosovës festohet edhe nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, diaspora e më gjerë.

Ceremonitë për nder të kësaj dite  fillojnë me ngritjen e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë.

Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa nën përkujdesjen e u.d. presidentit së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet edhe një pritje shtetërore.

Gjatë ditës do të ketë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, Reçak dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Do të mbahen edhe aktivitete sportive si Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës në Prishtinë, Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. Në Han të Elezit, Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Prishtinë, Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike në Viti.

Për nder të 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” dhe ndarja e çmimeve vjetore për letërsi nga MRKS-ja në Prishtinë.

 


Like it? Share with your friends!