Kriza nga Covid, pronarët e restoranteve në protestë në Bari: Ne jemi në prag falimentimi


“Nga ky mëngjes ne fillojmë një qëndrim të përhershëm në sheshin përpara Prefekturës. Një tryezë e vendosur, gjashtë karrige dhe të gjithë ne pronarët dhe sipërmarrësit e restoranteve,  për t’u treguar qytetarëve, dhe posaçërisht zyrtarëve e qeveritarëve, se situata është dramatike. Jemi në prag të falimentimit ”. Kështu është shprehur  Gianni Del Mastro, një sipërmarrës nga Bari, i cili ka qenë aktiv në biznesin e restoranteve për vite me radhë, në një aksion proteste të nisur në orët e para të këtij mëngjesi në rrugën “Vittorio Emanuele”.  “Na duhen ndërhyrje nga shteti – vazhdon Del Mastro -. Për ta bërë të qartë, edhe një herë, këtë mëngjes fillojmë këtë protestë. Kjo tryezë e vendosur do të bëhet një vend takimi dhe një pikë referimi jo vetëm për kategorinë tonë, por edhe për të gjithë ata që duan të shprehin solidaritet me ne në këto ditë “, tha ai.Tavolina në mënyrë simbolike qëndron në shesh dhe mbi të janë vendosur vetëm disa copa buke dhe një shishe me ujë, si shenjë e krizës që ka përfshirë biznesin e restoranteve. //Telebari


Like it? Share with your friends!