Sako ka zhvilluar sot një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin, dhe me banorët e lagjes 17.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me pallatet e shembura, që mbeten të prishura që prej tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Sako bëri me dije se në të gjitha pallatet do të vijojë puna, rregullisht për riparimin e tyre.
Postimi i plotë:
Kjo lagje ishte një nga më të goditurat nga tërmeti, por në sajë të mbështetjes së madhe të qeverisë dhe kryeministrit Rama kemi ecur shumë shpejt me programin e rindërtimit.
Vijon puna për përforcimin e pallateve DS4 si dhe për rindërtimin e pallateve në të njëjtin vend. Qeveria e Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama kanë treguar se dinë të punojnë duke përballuar me sukses tërmetin dhe pandeminë dhe për të vazhduar në mandatin e tretë me zbatimin e investimeve të nisura dhe të tjera projekteve të rëndësishme.