Kryeministri sot: Zgjerimi i NATO-s drejt Ballkanit garanton stabilitet


Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s janë mbledhur në Tirane për një takim dy ditor. Në këtë takim do të diskutohet mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneralin Kurtis  Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Ky takim është përshëndetur dhe nga kryeministri Edi Rama. Ai e ka vënë theksin te përkushtimi i plotë i Shqipërisë në mbështetje të aleancës.

“Ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë i vendeve të mbetura jashtë është rruga për paqen dhe stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Europës. Ne e dimë se as mundemi as na kërkohet punë e madhe, por ka një spektër kapacitetesh që ne japim kontribut të rëndësishëm për aleancën”- tha Rama.

“Në këtë valë frymëzimi u prekën edhe vendet e tjera në rajon, por së fundi jemi dëshmitar se këto përpjekje morën përgjigje të qartë, falë perspektivës dhe mbështetjes së partnereve euroatlantikë”.

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të përcjellë nga Tirana rekomandime mbi misionet mbështetëse në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.


Like it? Share with your friends!