Kufizime, rebelim dhe vështirësi financiare: Çfarë parashikojnë letrat Tarot për vitin 2021


Një periudhë e vështirë na pret në 2021. Parashikuesja e fatit, Bora Jones në një lidhje me Skype nga SHBA-ja në “Abc-ja e mëngjesit” tha se 2021-shi karakterizohet me një sërë kufizimesh nga ana e institucioneve por nga ana tjetër me një lloj rebelimi nga njerëzit. Financat nuk do të jenë në ditët më të mira, prandaj ajo rekomandoi shmangien e shpenzimeve të tepërta.
“Një nga aspektet kryesore që duhet parasysh gjatë 2021 është vendndodhja e Saturnit në Ujor dhe Uranit në shenjën e Dashit që janë në krah të kundërt me njëri-tjetrin dhe formojnë një katror në astrologji. Dhe nga influenca e letrave dhe astrologjisë një krahasim i tillë ka ndodhur dhe gjatë periudhës së depresionit të madh, duhet të kemi kujdes me financat gjatë kësaj periudhe. Uroj të mos ndodhë e njëjta gjë që ndodhi gjatë periudhës së depresionit të madh, por duket se do të kemi një vit me vështirësi.
Do të vazhdojë pjesa e rebelimit të njerëzve, të shtrëngimeve nga ana e institucioneve. Kanë dalë shumë letra përmbysur që kanë të bëjnë me pjesën e shtetit, institucionet qeveritare dhe duket se do të ketë disa shtrëngime. Njerëzit do të duan të shpërthejnë, është dhe energjia e Ujorit, një dëshirë për të qenë individë të veçantë, për të qenë rebel për të bërë atë që ne duam dhe çfarë është më e mira për popullin. Pjesa e pasurisë shpërndahet në mënyrë horizontale dhe jo në mënyrë piramidale siç ka qenë këto vitet e fundit.
Gjërat po vijnë drejt ndryshimit dhe mendohet se në të ardhmen do të vlerësohen më tepër aristokratët e të ardhmes, bazuar në inteligjencën dhe arritjet shkencore. Përsa i përket familjes, njerëzit gjatë këtij viti do të tregohen të kujdesshëm me familjen, siguria do të ketë një theks të madh gjatë kësaj kohe. Secili vend do të kërkojë të drejtat dhe sigurinë për të patur gjërat ashtu siç duhet. Do të tregohemi kuriozë si individë gjatë 2021, do të duam të dimë PSE-në. Letra e perandoreshës që lidhet me pjesën e pjellorisë dhe fertilitetit, mund të ketë vështirësi në këtë aspekt gjatë 2021.

Uroj të mos ndikojë diçka në mënyrë negative por sikur mund të ketë të bëjë ndoshta me uljen e popullsisë. Pastaj në mënyrë individuale ajo që do të rekomandoja është të keni kujdes me pjesën financiar, të mos bëni shpenzime madhore. Shikoj që ndoshta do të rritet niveli i inteligjencës, njerëzit do të duan të marrin informacion, të kenë më tepër dije, do të ketë një lloj lidhjeje dhe pavarësisht se jemi të distancuar do të jemi më të bashkuar.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

 


Like it? Share with your friends!