Kufizimet e pandemisë, nuk ndalin lundrimet në Portin e Durrësit


Në Portin e Durrësit dhe më të madhin në vend, situatat e shkaktuara nga COVID-19 nuk kanë ndalur lundrimet e tragetet të linjave, në funksion të mallrave, por nuk ka munguar dhe lëvizja e udhëtarëve, ndonëse e pjesshme. Autoriteti Portual bën me dije në një postim në faqen e tij zyrtare në Facabook se ‘628 lundrime vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Durrës-Ankona kanë kryer tragetet në këto 10 muaj, duke transportuar mbi 262 mijë udhëtarë dhe 64 mijë tonë mallra”.

Postimi i plotë:

Pavarësisht kufizimeve nga pandemia për lëvizjen e udhëtarëve, tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona, kanë vijuar lundrimet e tyre në funksion të transportit të mallrave dhe lëvizjes së pjesshme për udhëtarët().

628 lundrime vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Durrës-Ankona kanë kryer tragetet në këto 10 muaj, duke transportuar mbi 262 mijë udhëtarë dhe 64 mijë tonë mallra.

Këto lundrime janë shfrytëzuar nga 50,593 kamionë dhe 3, 719 trailerë me mallra të ndryshme import-eksporti

#TransportiDetarVijonPaNdalim

 


Like it? Share with your friends!