Polica vendore e Qarkut të Bertatit bëri me dije se janë arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar auoritetet pasi nuk iu binden urdhrave të policisë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.