“Kutitë e Krishtlindjeve”, mblidhen 300 pako për nevojtarët në Bari


Merrni një kuti këpucësh dhe vendosni në të një triko ose batanije, një gjë që nuk e përdorni më, por  jo të prishur. Një libër, një produkt për kujdesin e trupit ose një shënim të mirë sepse ndonjëherë fjalët vlejnë  shumë më tepër. Nisma e solidaritetit filloi në Milano quhet “Kutitë e Krishtlindjeve” e cila brenda pak ditësh mbërriti edhe në Bari. Ideja  lindi  për t’i dhënë një buzëqeshje atyre që jetojnë në një situatë të vështirë dhe  u pranua menjëherë nga shoqatat e vullnetarizmit.

 

Ideja që nisi si  një mesazh shprese dhe lumturie u përhap shpejt në mediat sociale dhe në vetëm pak ditë shumë qytetarë që i janë bashkuar asaj shoqata dhe individë. Deri më tani, ka mbi dyzet, të listuara në faqen e Facebook “Kutitë e Krishtlindjeve – Bari”, aktive jo vetëm në kryeqytetin e Pulianit, por edhe në disa komuna fqinje, por lista do të vazhdojë të azhurnohet dita ditës.

Nisma do të vazhdojë deri më 6 janar. Për momentin, përveç shoqatës In.Con, famullitë e San Sabino në Madonnella dhe San Nicola në Torre a Mare janë përgjegjëse për shpërndarjen. //Telebari


Like it? Share with your friends!