“La Vacinada’, subjekt në këngën e re të Checco Zalone, pjesë dhe Helen Mirren


Të shkaktosh buzëqeshje kur bëhet fjalë për një kohë si pandemia, që po kalojmë dhe refonemi vaksinë nuk është e lehtë. Por kur përpiqet Luca Medici dhe Checco Zalone, kjo realizohet . Garantuesit për buzëqeshje janë muzika, dielli i Salentos, ironia aktoriale e një fituese të Oskarit siç është Helen Mirren.

Ajo është protagoniste e këngës ‘La Vacinada’, në të cilën Francisco Oscar Zalone, siç shihet në video, përballet herë me shpresat dhe herë me frikën në lidhje me imunizimin nga COVID-19. Ndërsa udhëtonte me një maskë, Zalone ndalet pranë një muri guri, ku Mirren shihet të kujdeset për pemët. Dhe në një spanjishte makaronike ai e pyet se ku ndodhet shpella Zinzulusa, e vendosur në bregdetin Salento.

Ndërsa ajo fillon t’i japë indikacionet e para, ai sheh shenjën e vaksinimit në krahun e saj. Kjo mjafton për të ndezur shkëndijën tek ai dhe dashurinë mes të dyve, pavarësisht diferencës në moshë që flitet në të gjithë tekstin. Zalone nuk i intereson se çfarë thonë njerëzit sepse “unë synoj për ty me AstraZeneca anti-trupa”.

“A mi me gusta bailare con tigo, o vacinada”, Zalone këndon përsëri ndërsa Mirren zbulon krahun e saj në një mënyrë sensuale për të treguar edhe njëherë se ku ishte vaksinuar. Ndërsa në vitin 2020 aktori apulian shkaktoi emocione me këngën “Imuniteti do të mbërrijë”, frymëzuar nga Domenico Modugno dhe përfshirë Virginia Raffaele, duke treguar me këngë jetën në karantinën, këtë herë, ai provon një tjetër sfidë që padyshim do të ketë sukses. //telebari


Like it? Share with your friends!