Largohet nga seanca Arbër Çekaj, refuzon mbrojtjen e avokatëve dhe shtyhet seanca gjygjësore


Gjykata e posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekaj i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japin vendimin. Pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Në shkallën e parë Çekaj është dënuar me 14 vite burg.

Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë.

Ndërkohë më 1 prill , babai i tij u zbulua me një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, Selim Çekaj.


Like it? Share with your friends!