Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje


Vera më shumë sesa çdo stinë tjetër na sjellë shqetësime për sa i përket lekëve. Kjo stinë është një makinë shpenzimesh dhe sa më shumë aq më mirë, por si t’ ia bëjmë që të kemi më shumë lekë?

Shumë nga ne dëshirojnë të bëjnë një punë të dytë, por duket se mundësia nuk paraqitet kurrë. Ka dhe të tjerë që dëshirojnë që brenda natës t’ iu shfaqet një hallë ose xhaxha që t’ i lërë gjithë pasurinë. Këto janë ëndrra, por thelbi ngelet si t’ ia bëjmë që të tërheqim më shumë lekë në jetë?

Mesa duket ka një mënyrë dhe nuk është fare e vështirë. Është metoda me shkopinjtë smudge. Jepini vetes një minutë për t’u informuar rreth kësaj metode.

Çfarë janë shkopinjtë smudge?

Shkopinjtë smudge janë shkopinj bimorë të përdorur ndër breza nga amerikanët vendas për të pasur efekte të ndryshme mbi energjinë. Janë përdorur në kultura dhe qytetërime të ndryshme si në ato romake dhe egjiptiane dhe ende përdoren në shumë vende të botës. E thënë më lehtë, shkopinjtë smudge janë kurë me aromaterapi. Këta shkopinj digjen dhe tymi që lëshohet në ajër përmban esencën e bimës, e cila ndikon në organizmin dhe në energjinë tonë. Si kamomili kur zihet dhe bëhet çaj qetëson dhimbjet e barkut dhe relakson nervat, ashtu ndikojnë edhe shkopinjtë.

Ok, duket interesante, por çfarë lloj shkopi është ky që më ndikon të tërheq lekë?

Është shkopi me rozmarinë dhe karafil që tërheq pasuri dhe përmirëson rrugëtimin tënd shpirtëror. Gjithashtu përmirëson aftësinë e trurit, kështu që mundësia për një punë të dytë është shumë afër.

Shkopinjtë smudge duket se janë një pasuri e panjohur për kulturën tonë, që nuk na bëjnë aspak keq që t’i përvetësojmë. Ta provojmë njëherë!


Like it? Share with your friends!