Lëvizte në Durrës i dehur me makinë, policia i zbulon marijuanë dhe shkop metalik


Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë një djalë të ri nga Sukthi.

Shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Sukth, u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur. Por pas kontrollit në mjetin që drejtonte, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si marijuanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).

Ndaj të riut tashmë rëndojnë tre vepra penale: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

 


Like it? Share with your friends!