Lojë e produksionit apo jo? Atdheu dhe Antonela arratisen së bashku jashtë Shqipërisë


Para disa ditësh, Atdheu u rikthye në “Për’puthen” dhe pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar.

Duket se vendimi i produksionit është marrë. Atdheu është rikthyer në emision dhe madje ka zhvilluar takimin me Antonelën. Në rrjet kanë qarkulluar foto të dyshes gjatë takimit që ende nuk është transmetuar.

Mirëpo, nuk e dimë ç’po ndodh së fundmi, pasi Atdheu dhe Antonela janë “arratisur” së bashku jashtë vendit. Ata kanë publikuar të dy story nga i njëjti vend, në Milano të Italisë dhe s’e kanë pasur aspak problem të dalin hapur e t’i tregojnë të gjithëve ku janë.

Ende nuk dihet nëse vendimi i tyre ka qenë të largohen nga emisioni, apo udhëtimi në Milano ka qenë për qëllime xhirimesh.


Like it? Share with your friends!