Lojtari i kombëtares shqiptare drejt Juventusit, publikohen detaje


Pas shumë vitesh te Napoli, Elseid Hysaj duket se e ka mbyllur kapitullin me klubin.

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit po mendon të kalojë te kampionët e Italisë, Juventusi.

Në fakt edhe “Zonja  Vjetër” duket se ka hedhur grepat për mbrojtësin e djathtë.

Asgjë nuk është e pamundur po të marrim në konsideratë marrëdhënien shumë të mirë që ka Hysaj me trainerin e Juves, Sarri.

Për të veshur bardhezi Hysajn, Juventusi është gati t’i ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Shiljo, të cilin e ka blerë te Milani. /k.k/noa.al/


Like it? Share with your friends!