LSI: Shëtitorja “Taulantia’ përmbytet sa herë bie shi


Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar sot në lidhje me përmbytjet e ditëve të fundit, në qytetin e Durrësit. Në një postim në faqen e saj zyrtare në FaceBook, Lsi është ndalur në përmbytjen e shëtitores “Taulantia”.  “Ky projekt pa standarde dhe pa respektuar rregullat teknike u financua nga qeveria shqiptare dhe u zbatua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Durrës”, shkruan ndër të tjera LSI.

Postimi i plotë:

Shëtitorja “Taulantia” e sapo përuruar dhe me një kosto prej miliona eurosh përmbytet sa herë që bie shi.

Ky projekt pa standarde dhe pa respektuar rregullat teknike u financua nga qeveria shqiptare dhe u zbatua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Durrës.

Miliona euro shkuan dëm, sikurse kanë shkuar në shumë projekte të tjera në Durrës, dhe qytetarëve nuk u sigurohen hapësira të duhura publike.

Në këtë shëtitore në verë piqesh nga dielli, ndërsa në dimër përmbytet.

Durrësi është pushtuar nga betoni dhe papërgjegjshmëria.

Më prill të largojmë sektin e betonit dhe korrupsionit.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj

#LSI

 


Like it? Share with your friends!