Luizi u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh. Publiku shqiptar me shumicë votash, vendosi të shpallë Luizin fitues të këtij edicioni, si banori më i preferuar nga masa.
Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri.
Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar.
Loja e tij mori rrjedhë tjetër kur u dashurua me Kiara Titon, me të cilën kurorëzoi dashurinë pak minuta më parë në Bashkinë e Tiranës.
Lidhja e tyre ka qenë ngjarja më e përfolur prej 4 muajsh, histori e cila lindi ngadalë por u finalizua me martesë.
Ky Big Brother mbërtheu përpara ekranit miliona shqiptarë, të cilët nisën ditën me këtë spektakël dhe e mbaruan po me të.
Formati gjigand ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave, shtypit të shkruar, por edhe i rrjeteve sociale përgjatë 133 ditëve, duke e kthyer Big Brother Vip në fenomen