Manastirliu jep lajmin e mirë: “500 mijë vaksinime brenda majit”, kemi bërë gati…


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasirliu bëri të ditur se ka përfunduar procesi i vaksinimit të mësuesve dhe mjekëve.

Në një lidhje për emisionin ‘Breaking’ në Top News, ministrja theksoi se brenda muajit maj në vendin tonë do jenë 500 mijë të vaksinuar.

“Kemi përfunduar vaksinim e mësuesve në arsimin publik dhe jo publik. Kemi vijuar me vaksinimin e stomatologëve gjithashtu, duke bashkëpunuar me urdhërat përkatës. Sot pritet të kapim 200 mijë vaksinime, në kuadër të procesit të vaksinimit.

Kemi në 192 mijë vaksine të kryera deri dje. Ne, ashtu siç e kemi përcaktuar, kemi ambicien që brenda muajit maj të shkojmë në 500 mijë vaksinime”, tha Manastirliu.


Like it? Share with your friends!