Manastirliu: Këtë javë presim vaksina të Sinovac dhe Pfizer, vaksinimi do nisë edhe për…


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se javën tjetër do të vijnë në vendin tonë vaksina të Pfizer dhe Sinovac. Ajo njoftoi se do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Këtë deklaratë Manastirliu e bëri në Fier, ku së bashku me kryeministrin Rama po inspektonin vaksinimin, teksa duket se Shqipëria edhe javën që vjen do të marrë ngarkesa të tjera vaksinash. Manastirliu ka lënë të hapur mundësinë që mund të nisë vaksinimi edhe për moshat +60.

‘’Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe me Pfizer dhe Sputnik. Presim java që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer dhe gjithashtu edhe serinë e ardhshme të Sinovac. Hapim faqen +65, ndoshta dhe +60 me të sëmurët kronikë”, deklaroi Manastirliu.


Like it? Share with your friends!