Manastirliu: Objektivi ynë janë hapja e shpejtë e universiteteve, plot shpresë për…


Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se objektivi kryesor mbetet vaksinimi i gjysmë milion shqiptarëve brenda muajit maj.

Ajo gjithashtu theksoi se me vaksinimin masiv pritet që në muajt në vijim të ketë një lehtësim të situatës së pandemisë, ndërsa u shpreh pozitivisht për fillimin e shkollave në shtator.

“Pandemia na ka mësuar se situata është gjithmonë e paparashikueshme. Por sot dimë që me nisjen e fushatës së vaksinimit masiv, të mësuesve, të punonjësve në shërbimet kritike, pritet një lehtësim për muajt në vijim, sigurisht më pas për fillimin e shkollave në shtator.

Kështu që, pse të mos jemi shpresëplotë edhe për fillimin e shkollave në shtator duke vlerësuar gjithmonë situatën dhe duke dëgjuar ekspertët për protokollet.

Të mos harrojmë se kemi kaluar një periudhë të vështirë, por ja kemi dalë sepse edhe shkollat dhe të gjithë komunitet kanë respektuar rregullat.

Objektivi ynë është që të hapen edhe universitetet dhe mësimi të bëhet në auditor, por kjo mbetet në vlerësim dhe duhet të jemi pak konservator kur flasim për pandeminë, megjithëse drita në fund të tunelit është bërë e dukshme”, tha Manastirliu.


Like it? Share with your friends!