Marsi në Luan do t’ju fusë në mendime të gjithëve, si ndikon ai tek të gjitha shenjat e horoskopit


Marsi është planeti i energjisë dhe jetës suaj mund t’i kishte munguar, por kjo situatë po ndryshon pasi tashmë planeti do të kalojë në shenjën e Luanit. Zbuloni si do të ndikojë në të gjithë zodiakun.

1.Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit do të përballen me disa probleme të vogla gjatë gjysmës së dytë të muajit qershor. Nuk është momenti i duhur për të humbur toruan dhe kërkuar zgjidhje, kështu që përpiquni të ruani qetësinë.

2.Demi: Dikush që e keni për zemër mund të ketë nevojë për ju, kështu që jepini gjithë vëmendjen dhe kohën tuaj.

3.Binjakët: Lajmi i keq për të gjithë Binjakët, kalimi i Marsit në shenjën e Luanit nuk do të jetë aspak frytdhënës për shenjën tuaj. Papritmas do të vini re rënie të energjive, dëshirës për të dalë dhe argëtuar, si dhe mund të anuloni ndonjë udhëtim.

4.Gaforrja: Në ajër ndihet një lloj tensioni, i cili i ka fillesat që në muajin maj. Energjia e Marsit do t’ju ndihmojë të shuani gjithë dyshimet që keni, si dhe të sqaroni një herë e mirë problemet e së shkuarës. Mos rrini këmbëkryq, por reagoni.

5.Luani: Do të tërhiqeni nga çdo aktivitet dhe do t’i kushtoni rëndësi vetëm vetes dhe njerëzve të dashur. Sa mirë, eh kush nuk do ta donte pak qetësi!

6.Virgjëresha: Një burim i ri energjie do të përshkojë shenjën tuaj dhe duhet të përfitoni sa më shpejt prej tij. Do t’i përjetoni gjërat ndryshe dhe do të ëndërroni njëlloj sikur ishit fëmijë.

7. Peshorja: Peshoret janë gjithmonë nën shënjestrën e të tjerëve, por kësaj herë jeni më të fortë se ata. Tashmë askush nuk mund t’ju paragjykojë, kritikojë apo kushtëzojë jetën tuaj, vazhdoni kështu dhe mos u dorëzoni.

8.Akrepi: Ky është momenti i duhur për të sqaruar pakënaqësitë dhe hatërmbetjet me partnerin,partneren. Mos u frikësoni, dashuria do të triumfojë mbi gjithçka.

9.Shigjetari: Shigjetari përpiqet t’u shpëtojë gjithmonë përgjegjësive dhe impenjimeve, por kësaj here do të çuditeni edhe vetë me vullnetin që do të shfaqni për t’u kujdesur për veten.

10.Bricjapi: Ka ardhur koha të ripërcaktoni përparësitë në jetën tuaj dhe të argëtoheni pak më shumë. Dilni me miqtë, bëni njohje të reja, me pak fjalë jetoni përtej punës dhe karrierës.

11.Ujori: Marsi do të sfidojë të gjithë Ujorët që të mësojnë të mbrojnë më shumë emocionet e tyre dhe botën e brendshme. Përpiquni të bëni paqe me veten, mjaft me etiketimet si shenjë e dobët dhe fatkeqe.

12.Peshqit: Peshqit do të jetojnë më intensivisht emocionet e tyre dhe momentet e ëmbla, për të cilat kanë aq shumë nevojë


Like it? Share with your friends!