Masat e reja antikovid, Bari dhe Pulia në zonë të kuqe


Bari dhe Puglia që prej ditës së djeshme janë në zonën e kuqe: dyqanet, udhëtimet, restorantet dhe parukeri, janë të mbyllura, këto janë  rregullat e reja. Kufizimet e vendosura në zonat  me rrezik të lartë parashikon mbylljen e  aktiviteteve jo-thelbësore tregtare si dhe shërbime personale. Lëvizjet gjithashtu janë të ndaluara në komunë dhe jashtë saj (përveç në raste nevoje dhe me vetë-certifikim). Pas fundjavës së kaluar me të verdhë, e cila pa shumë njerëz nga Bari të shfrytëzonin rastin e një dreke të fundit ose një shëtitje para ndalimit të lëvizjeve, dje u vendos një bllokim i ri me kufizimet që, në varësi të trendit epidemiologjik të rajonir, do të zgjasë për disa javë (dhe ndoshta deri në Pashkë). Ishte pikërisht përkeqësimi i situatës së infeksionit Covid që e shtyu Rajonin të kërkojë drejtpërdrejt kalimin në zonën e kuqe: ndër situatat më shqetësuese është ajo e provincës së Barit, në të cilën disa komuna regjistrojnë një incidencë shumë të lartë të rasteve.  //Telebari

 


Like it? Share with your friends!