Mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen edhe grantet e rikonstruksionit


Ditën e sotme në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak Durrës, pritet të miratohet lista e përfituesve nga programi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

 

NJOFTIM PËR RENDIN E DITËS

Mbledhje Jashtëzakondshme

Me Mjete Të Komunikimit Elektronik

 

Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimmarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,

 

NJOFTON:

 

DITËN E ENJTE, DATA 04.02.2021, ORA 11:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:

 

****

 

MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES

 

1.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I  RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH DHE KATUNDI I RI, BASHKIA DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA  NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
2.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË NËNTË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
3.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR SISTEMIMIN E  FAMILJES SË ZJ.ANILA BANUSH YMERI NË APARTAMENTIN ME SIPËRFAQE 50,21 M² , ME STRUKTURË (1+1), ME NR. PASURIE 2/130-1-10, ZONA KADASTRALE 8513, LAGJA NR.5, RRUGA “TEODOR RUPI” NR.21, DURRËS, PRONË E DHURUAR ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE SIPAS MARRËVESHJES NËNSHKRUAR MIDIS ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE DHE “BALFIN” SHPK, NR. 148 PROT., DATË 22.01.2020
4.

Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL

 

 

Komisionet, që do të shqyrtojnë projektvendimet, do të jenë:

Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8  të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm.

 

Data 03.02.2021

 

Pika  1,  do të shqyrtohet nga:

  • Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
  • Komisioni Zhvillimit Urban dhe Përdorimi i Tokës
  • Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.00.

 

Pika   2,  do të shqyrtohet nga:

  • Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
  • Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.30.

 

Pika   3,  do të shqyrtohet nga:

  • Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 21.00

 

 

Data 04.02.2021

 

Pika   4,  do të shqyrtohet nga:

  • Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
  • Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike

dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 10.00

 

 

SEKRETARE KËSHILLIT BASHKIAK  DURRËS

 

Dorina Milja


Like it? Share with your friends!