“Më doli makina jashtë kontrollit”/ Merret vendimi për 32-vjeçarin që terrorizoi Tiranën


Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” me veprime të pakontrolluara me makinë, ka dalë sot para Gjykatës, ku ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”.

Gazetarët e pyetën në lidhje me këtë gjest të bërë nga ana e tij, dhe ai shtoi se nuk kishte për qellim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas,” thotë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave.

 


Like it? Share with your friends!