“Më thuaj çfarë të ardhme kemi ose le ta mbyllim me kaq”, cila shenjë do i japë ultimatum partnerit gjatë prillit?


DASHI: Ata që s’janë të dashuruar, nuk do të thotë se s’do të provojnë pasionin. Që prej fillimit të vitit, yjet kanë favorizuar takimet e reja. Pavendosmëritë mund të lindin ose të vazhdojnë vetëm nëse përpiqeni të zgjasni një lidhje që nuk funksionon më, ose nëse qëndroni të mbërthyer pas historive të parealizueshme. Është koha për të jetuar marrëdhënie të këndshme, të qeta, të bazuara në planifikime. Çiftet e konsoliduara do të mbështesin njëri-tjetrin, madje një nga partnerët do të sakrifikojë shumë për hir të dashurisë.

DEMI: Nuk është nevoja të ngurroni, yjet e prillit konfirmojnë lidhjet e lindura në mars. Ata që kanë përjetuar një ndarje, tashmë kanë një pasion të ri në zemër. Njohjet e reja drejtohen të gjitha nga Mërkuri, i cili, duke hyrë në shenjë më 3 prill, premton lajme të mira për disa javë rresht. Ata që janë vetëm, duhet të fillojnë të shikojnë përreth. Më mirë mos u lodhni për të rikuperuar marrëdhënie të padobishme ose që kanë marrë fund tashmë. Çiftet e konsoliduara po mendojnë për një fëmijë.

BINJAKËT: Ky është një horoskop interesant për takimet, veçanërisht për aventurat. Afërdita do të jetë në shenjë nga data 11, por edhe Jupiteri është në favorin tuaj. Nëse një histori dashurie nuk funksionon, disa nga ju do të tundohen nga joshja e një tradhtie. Në këtë çast mund të përjetoni emocione të veçanta, madje edhe ato transgresive! Beqarët, ose më mirë të themi ata që dëshirojnë të përjetojnë marrëdhënie miqësore, pasionante, madje edhe të natyrës seksuale, nuk kanë aspak plane për të ardhmen. Në rast ndarjeje, ju do ta pranoni shumë lehtë dhe as ju shkon ndër mend që të merrni hak. Yjet ju shtyjnë të zbuloni një sensualitet joshës. Datat më të mira për të kryer takime të reja janë 18, 19, 22, 23 dhe 27, 28.

GAFORRJA: Gjatë prillit Venusi ka një ndikim shumë pozitiv, ndërkohë që Mërkuri do të ndihmojë të vetmuarit me njohjet e reja. Periudha e trazuar e muajve të parë të vitit po ia lë vendin një situate më të qetë. Parashikohen shpenzime të papritura për riparime të ngutshme apo rinovime të tjera. Nga ana tjetër, tema e financave, pasigurisë, shpenzimeve të tepërta ka kohë që diskutohet dhe për shumë çifte ka sjellë një ngërç. Nëse një histori nuk funksionon, është më mirë t’i jepni fund. Ndoshta s’e kuptoni tani, por ndarja mund të sjellë një perspektivë të mirë për të dy. Çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe kanë rezistuar deri tani do të kenë më shumë arsye për të konfirmuar lidhjen e tyre.

LUANI: Është e rëndësishme të rivendosni një ekuilibër të caktuar në fushën e ndjenjave, nëse nuk keni qenë të qetë për një kohë të gjatë. Prilli është një muaj që ju nxit t’i kushtoni më shumë kohë punës, ndaj është normale që në dashuri të ketë mungesa dhe vëmendja të përqendrohet në çështjet ekonomike. Ndodh shpesh që çiftet më të konsoliduara të debatojnë për arsye praktike, për shkak të ngjarjeve jashtë familjes, si marrëdhëniet e vështira me të afërmit apo menaxhimi i punëve brenda shtëpisë. Ju nuk jeni nga ata që debatojnë, por dikush ju përfshin në një debat që nuk ju pëlqen. Mos harroni se ky është një vit me përgjegjësi të mëdha për ata që kanë fëmijë.

VIRGJËRESHA: Prilli s’do të jetë muaj i vështirë, por mund të ketë ndërlikime serioze, nëse stresi i grumbulluar ju rëndon më shumë. Për t’u ndier mirë me partnerët, duhet të keni më shumë kohë, të jeni më të çlirët, më të kthjellët. Prej datës 12 prill duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtoni datave 15 dhe 16, do të jetë një fundjavë e veçantë për çiftet që kanë qëndruar paksa të heshtur gjatë muajve të fundit. Vëmendje maksimale për çdo tradhti që mund të lindë për hakmarrje.

PESHORJA: Kur kaloni momente të lodhshme, rrezikoni që të gjithë shqetësimin ta shkarkoni te partneri. Nëse nuk jeni mjaftueshëm me fat që të keni dikë pranë që ju kupton dhe duron, do të viheni në lëvizje. Çiftet e konsoliduara duhet të shmangin konfliktet dhe garën mes tyre, sidomos nëse bëhet fjalë se kush sjell më shumë të ardhura në shtëpi. Nëse i tregoni partnerit se jeni ju që “mbani familjen”, poshtërimi i partnerit vë në rrezik stabilitetin e çiftit. Ata që sapo janë ndarë, do të përqendrohen te historitë e reja të dashurisë, sidomos nga mesi i majit. Prilli do të jetë më i ëmbël pas datës 20.

AKREPI: Nëse një histori nuk funksionon, do t’i jepni fund duke i dhënë një ultimatum partnerit: “Më thuaj çfarë të ardhme kemi ose le ta mbyllim me kaq.” Nervozizmi në ambientin e punës do të ndikojë edhe në jetën tuaj private. Ju vjen keq, pasi nuk keni afër dikë që ju nxit apo që ju ngushëllon. Shumëçka varet nga partnerët që keni në krah, në janë të kuptueshëm dhe pozitivë. Ky është vetëm një moment kalimtar.

SHIGJETARI: Të vetmuarit i këshillojmë të zgjerojnë rrethin e të njohurve, sepse në qershor do të nisë një periudhë interesante, plot me mundësi për ata që nuk do të tregohen të përmbajtur. Miqësitë e lindura tani, në mënyrë krejt rastësore mund të shndërrohen në diçka të rëndësishme. Vetëm nëse s’do të thoni të vërtetën, do të vazhdoni të keni marrëdhënie që s’kanë fare kuptim. Jeta në çift do të tensionohet në datat 22 dhe 23, kryesisht për probleme ekonomike. Jeni aq kokëfortë, sa edhe mund të çoni dikë në djall, nëse ju lodh shumë. Prilli sjell liri për ata që janë vetëm prej shumë kohësh e duan të rikthehen në lojë me pasionin e tyre.

BRICJAPI: Kur përjetoni momente debati në vendin e punës, e keni të vështirë të ruani toruan edhe në fushën e ndjenjave, ndaj çiftet që kanë arritur deri në këtë pikë kanë baza të forta. Pjesa e parë e prillit është më e mira për njohje të reja. Mërkuri në një aspekt të mirë, i forcuar nga Dielli duke nisur nga data 20, u mundëson atyre që janë në kërkim të dashurisë të krijojnë njohje që mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rëndësishme nga gjysma e dytë e majit.

UJORI: Dhjetë ditët e para të prillit janë të trazuara në fushën e ndjenjave. Kini shumë kujdes të premten, në datën 7, por dhe 8, se mund të lindin keqkuptime për arsye të parëndësishme. Ata që janë lodhur nga lidhja e zakonshme, mund të gjejnë edhe një person tjetër. Nëse një lidhje dashurie është e rëndësishme, ajo do të vazhdojë, ndonëse me disa grindje të vogla apo kompromise. Por, nëse një marrëdhënie, pavarësisht nga përpjekjet e shumta, është më pak e vlefshme, mund t’i jepni fund nga maji. Edhe pse jeni pak të çmendur, prapë ju pëlqen siguria. Mos shpenzoni shumë dhe mos debatoni me familjarët, gjë që ju ndodh shpesh.

PESHQIT: Kushdo që ka përjetuar një ndarje në dy vitet e fundit ose ka dalë nga një marrëdhënie e rëndë sentimentale, është normale të kërkojë kënaqësi dhe siguri. Në veçanti, pas datës 11, dëshira për të rregulluar situatat e jashtëzakonshme është shumë e lartë. Nëse dikush ju ka larguar nga dashuria e vërtetë, tani do të jeni në gjendje të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për ta gjetur atë përsëri. Çiftet që kanë probleme duhet të jenë më të qetë, përndryshe mes së shtunës 22 dhe së dielës 23 rrezikoni të debatoni. Gjithçka që lind në këtë periudhë do të shoqërohet edhe me debate, por me pak durim dhe vullnet do të kapërceni çdo problem. Kujdes nga tradhtitë dhe xhelozitë.


Like it? Share with your friends!