Më thuaj me kë Shenje te horoskopit rri, të të them cili je


Cilët janë miqtë më të mirë të horoskopit dhe cilët kanë miqtë më të mirë?

Peshorja, mikja më e mirë

Peshorja është mik i jashtëzakonshëm. Falë ekuilibrit dhe ndjeshmërisë së madhe japin po aq sa marrin.

Peshqit

Nuk është e vështirë të bësh miqësi me njerëzit e kësaj shenje. E gëzuar, me imagjinatë dhe pak e çmendur. Të largon lehtë nga problemet.

Pastaj në radhë vijnë Binjakët

Një shenjë e ndjeshme, intuitive, e gatshme për t’ju ndihmuar. E jetojnë jetën si të ishte një vepër arti dhe duan të jenë protagonistë.

Luani

Me një instinkt mbrojtës shumë të zhvilluar. Kjo është arsyeja pse njerëzit e kësaj shenje i përjetojnë miqësitë me shumë entuziazëm dhe janë në krye kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dikë që duan.

Shigjetari

Kanë pak miq, por kanë lidhje të forta. Kanë nevojë për shumë kohë për të vërtetuar që dikush ia vlen, ama kur lidhin miqësi me dikë, e bëjnë përgjithmonë.

Ujori

Ujori bëhet mik me vështirësi. Nuk është shumë i hapur.

Virgjëresha

Virgjëresha është në vendin e shtatë. Kjo shenjë penalizohet nga karakteri i saj shumë racional. Duken të ftohtë në pamje të parë, ndaj kjo i step të tjerët që t`i bëjnë miq.

Gaforrja

Një shenjë shumë e ndjeshme, e vëmendshme, madje e jashtëzakonshme, por shumë mosbesuese, ndaj është nga fundi i listës së miqve të mirë.

Akrepi

Akrepi i jep një vlerë të jashtëzakonshme miqësisë, asaj të vërtetës, besnikes, pa interes. Ama nëse tradhëtohen bëhen hakmarrës.

Dashi

Dashi manifeston një karakter energjik, të hapur, të vendosur. Por shumë kokëfortë dhe jotolerant ndaj gënjeshtrave. Kjo e bën të jetë shumë i rezervuar në nisjen e miqësive të reja.

Demi

Njerëz të besueshëm, por kokëfortë. Kjo është arsyeja pse rrezikojnë të kenë vështirësi në miqësitë e tyre.

I fundit është Bricjapi

I vendosur dhe “të bjerë shi në arën time”. Bricjapi s`do ta prishë terezinë e vet dhe do t`i ecin planet siç dëshiron. Kur ato nuk përputhen me të miqve, largohet.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al


Like it? Share with your friends!