Ministrja Evis Kushi: Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve, për rikthimin e gjimnazistëve ne shkolla


Me anë të këtij postimi Ministrja Evis Kushi ka falenderuar përzemërsisht Komitetin Teknik të Ekspertëve, për rikthimin e gjimnazistëve në shkolla.

Postimi i plotë:

Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni.

E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme.

Duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, unë jam optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam.

 


Like it? Share with your friends!