Ministrja Kushi: “710 studentë ekselentë të punësuar deri tani në administratën publike falë Paktit për Universitetin”


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, nëpërmjet një posteri të publikuar në rrjetet e saj sociale, bën të ditur se deri tani janë punësuar 710 studentë ekselentë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

 

“Falë Paktit Për Universitetin, deri tani plot 710 studentë ekselentë me mesatare mbi 9 janë punësuar në institucione të ndryshme të administratës publike nëpërmjet platformës punetembare.gov.al.”, ndërsa shprehet gjithashtu se “Ky proces nuk do të ndalet, sepse është në vëmendjen tonë të përhershme që t’i hapim rrugë punësimit me meritokraci, duke sjellë edhe energjinë pozitive të të rinjve për të kontribuar në #AdministratënQëDuam”.

Ndërkohë, 372 prej tyre janë punësuar në shërbimin civil me kontratë pa afat.

Platforma “punetembare.gov.al” është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë në kërkim të një përvoje në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe/ose “Master Profesional/Shkencor” me mesatare mbi 9.00 të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike

 


Like it? Share with your friends!