Ministrja Kushi në Vlorë, inspektim të shkollave për masat anti-COVID dhe procesin mësimor


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me vizitat dhe inspektimet nëpër shkolla të ndryshme të vendit. Këtë herë ishte në qytetin e Vlorës për të parë nga afër masat Anti-COVID dhe se si po ecën procesi mësimor.

“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë ishin kampionë të vërtetë: plotësisht të kujdesshëm, mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe zbatojnë çdo rregull tjetër për të ruajtur bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre” – shkruan ministrja Kushi në Facebook.

Ajo shton se e njëjta situatë shumë e mirë reflektohet edhe në gjimnazin “Ali Demi”, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello e njëkohësisht ish-nxënëse e kësaj shkolle, janë interesuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe kanë parë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID.

Ministrja Kushi shprehet e kënaqur “mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla, dhe mbetet shumë besimplotë që me këtë ritëm optimal, këtë vit shkollor jo të lehtë do ta kalojnë bashkërisht me sukses”.


Like it? Share with your friends!