Mjeku Epidemiolog Memsuri: Furtunë largimesh nga puna në spitalin e Durrësit


Lëvizja Socialiste për Integrim, Dega Durrës është shprehur sot se një furtunë largimesh nga puna po  ndodh në spitalin e qytetit, kjo pasi laboratorët  janë në drejtimin e privatit.  Me anë të një postimi në faqen zyrtare të saj në FaceBook LSI  duke ju referuar mjekut Nestor Memsuri, Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, shprehet se situata është e rëndë në këtë spital, pas dhënies me konçesion të laboratorëve të spitalit.

 

Postimi i plotë:

 

“Furtunë” largimesh nga puna në Spitalin e Durrësit pasi laboratorët i merr privati.

Dhënia me koncesion te privati i laboratorëve të spitaleve po shkakton largime të shumta nga puna të bluzave të bardha.

Situatë e rëndë në Spitalin e Durrësit.

Po aplikohen ndërprerje kolektive të kontratës së punës, gjë që ndalohet me ligj.

Shumë bluza të bardha po humbasin vendin e punës.

Kontrata e partneritetit publik-privat për shërbimin laboratorik parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë Lekë ose rreth 104 milionë Euro për 10 vitet e ardhshme.

Për më tepër kjo ndodh në periudhë pandemie ku bluzat e bardha duhen çmuar dhe vlerësuar më shumë se kurrë e jo të largohen nga puna.

Vlerësoni mjekët dhe jo t’i largoni nga puna pasi çdokush prej tyre ka sakrifikuar dhe ka punuar maksimalisht dhe profesionalisht.

Kontributi i tyre është heroik në këtë betejë të madhe.

Nuk duhet të ketë përfitime në dëm të bluzave të bardha dhe takspaguesve shqiptarë në ditët e tyre më të vështira.

Nestor Memsuri

Mjek, Higjenist – Epidemiolog

Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës


Like it? Share with your friends!