Mjeku infeksionist bën apelin: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid


I ftuar në “Ëake Up”, mjeku infeksionist Gent Stroni tha se aktualisht në vend po qarkullojnë viroza të stinës dhe apeloi që të mos ngatërrohen me Covid-19. Ai shpjegoi se jo çdo virozë mund te ngatrrohet me Covid

“Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin.

Në një njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi ai.

 


Like it? Share with your friends!