Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me disfatën në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryemadhi pranoi se ka gabuar duke djegur mandatet, por u shpreh e bindur për ta çuar deri në fund betejën e nisur.
“Fatkeqësisht zbatuam një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale që dashje padashje i dhamë të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe bandave të drogës. Shqetësimi i presidentit ishte i drejtë për këtë situatë dhe në emër të LSI dhe timin i kërkojmë falje
Do ta vazhdojmë betejën të palëkundur. LSI nuk do jetë vetëm në parlament, por ne sheshe dhe në çdo shtëpi të qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi.