Mot i kthjellët me temperatura të ulëta, ja parashikimi për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

 

 


Like it? Share with your friends!