“Mund të kem kaluar COVID-19”, Einxhel Shkira rrëfen si u sëmur për 5 ditë dhe tregon simptomat: Kisha ethe dhe temperaturë


Einxhel Shkira ka rrëfyer se në javët e para të muajit mars është sëmurur për 5 ditë. Moderatorja sportive tha se mund të ketë kaluar COVID-19 pasi edhe një koleg i saj në punë rezultoi pozitiv.

Megjithatë, Einxhel Shkira tregoi se nuk e bëri tamponin ndaj nuk arriti të zbulojë nëse ishte prekur apo jo.

 

“5 ditë mendova se isha e sëmurë me koronavirus. E kisha këtë merak sepse u sëmura. Nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha temperaturë, javën e dytë të marsit. Edhe mund të ketë qenë sepse një koleg tek puna ime doli pozitiv dhe gjithë të tjerët negativë. Thashë pse duhet që të isha unë ajo pafat dhe të ma kishte ngjitur mua. Isha si e këputur, e përgjumur, kollë. Mund të ketë qenë thjesht korona ose fakti që u futëm në karantinë,”– tha moderatorja e ftuar në emisionin “Rudina”.

Por ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve u stresuan gjatë qëndrimit të izoluar, Einxhel Shkira rrëfeu se e shijoi shumë karantinimin.

Ajo rrëfeu se mori gjithë kohën për vete për tu relaksuar dhe se nuk komunikoi me asnjë njeri gjatë asaj periudhe.

Moderatorja u shpreh se për të marrë rreze dielli shfrytëzoi ballkonin e saj.

“Nuk kam kaluar keq gjatë izolimit. Isha ndër njerëzit që thoja më jep një muaj që vetëm të rri në shtëpi, të mos dal, të mos bëj asgjë. Vetëm një muaj dua por më vriste ndërgjegjja nëse do e bëja një muaj pushim sepse do e dija që të tjerët do ishin në aktivitet. Por kur të tjerët nuk ishin në aktivitet për mua ishte një ëndërr e realizuar përpos faktit që po më vinte shumë keq për atë që po ndodhte. Mora kohën që të bëja çdo gjë që doja. Mora një relaks, qetësi, nuk kam parë filma, as televizor, s’kam folur me njeri, s’kam takuar njeri. Isha totalisht e izoluar, shyqyr që kam ballkon më binte dielli. Aty kam bërë pafund banjo dielli, kam marrë rreze, muzikën, lëngjet e frutave dhe pushime,”- tregoi Einxhel Shkira.

Gjatë intervistës foli edhe për pushimet ku tha se në ndryshim nga vajzat e tjera, merr çdo gjë me vete kur shkon me vete, madje edhe gërshërë e pe.

 

“Rrobat i marr sipas motit. Jam edhe vajza që marr gjithmonë me vete në plazh, gjilpërë dhe pe. Unë marr gjithë shtëpinë por kur nxjerr gërshërët njerëzit shokohen pastaj. Nuk i dihet. Kur iki me pushime jam një njeri i domosdoshëm sepse marr gjithçka. Shoqet e mia vijnë aq rehat, me një çantë të vogël sepse e dinë që Enxhi tek valixhja e saj mban çdo gjë,”- përfundoi Shkira.


Like it? Share with your friends!