Muzikë pas orës 20:00 dhe shkelje të tjera, Policia e Durrësit kontrolle në plazhe


Turizmi bregdetar këtë vit në qytetin e Durrësit, po përballet me një sezon të pazakontë. Nga njëra anë subjektet e turizmit, duhet të punojnë për të siguruar të ardhura për vete dhe familjet e punonjësve të tyre, nga ana tjetër duhet të përshtaten me rregullat e reja, anticovid.  Për të kontrolluar zbatimin e këtyre rregullave Drejtoria Vendore Durrës, ka intensifikuar kontrollet e saj.  Drejtues Agron Çeli, zv.drejtor i Policimit në Komunitet në DVP Durrës, mbrëmjen e djeshme inspektoi zonën bregdetare, pikërisht për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Çeli, ishte në zonën e plazhit, ku inspektoi nga afër subjektet e fushës së turizmit, ndërsa më pas në një prononcim  për mediat, paralajmëroi se do të vijojnë kontrollet në terren.

Nga ana tjetër Zv.drejtori Çeli tha se gjatë inspektimeve në 24 orët e fundit janë vendosur 10 masa administrative ndaj bizneseve të cilat nuk kanë zbatuar protokollin anticovid dhe aktet normative.

Duke  falenderuar subjektet,  për mirëkuptimin Çeli deklaroi se kontrollet do të vazhdojnë  dhe kërkoi  nga të gjithë të zbatojnë masat dhe protokollet e sigurisë me qëllim që të garantohet dhe sigurohet  jeta e të gjithëve.

 


Like it? Share with your friends!