NASA për herë të parë në histori kryen me sukses, fluturimin e një helikopteri në planetin Mars


Sipas BBC, droni, i quajtur Ingenuity, u ngrit në ajër për më pak se një minutë, por NASA po feston atë që përfaqëson fluturimin e parë të mundësuar dhe të kontrolluar nga një aeroplan në një planet tjetër.

Konfirmimi erdhi përmes një sateliti në planetin Mars, i cili transmetoi të dhënat e helikopterit në planetin Tokë.

Agjencia hapësinore po premton fluturime më aventureske edhe përgjatë ditës.

Helikopteri Ingenuity do të komandohet të fluturojë më lart dhe më tej derisa inxhinierët kërkojnë të testojnë kufijtë e teknologjisë

Bëhet e ditur se helikopteri i vogël i NASA-s Ingenuity, arriti në Mars së bashku me roverin e Perseverance në shkurt të këtij viti.


Like it? Share with your friends!