“Nata e vaksinave “: 3 mijë doza për njerëzit në nevojë, bashkëjetues dhe kujdestarë


Një mijë e tetëqind pacientë me sëmundje kancerogjene. Pothuajse 3,000 vaksina në më pak se 24 orë duke përfshirë bashkëjetuesit e të sëmurëve dhe kujdestarët e tyre. Policlinico di Bari përfundon vaksinimet e njerëzve në nevojë, në një natë kushtuar këtyre kategorive. “Ne vazhdojmë të vaksinojmë derisa të përfundojmë pacientët”, shpjegon një nga mjekët në krye të operacioneve.

 

Spitali kryesor i qytetit  filloi proçesin e vaksinimit për grupet  më të dobëta,  të ndjekur nga specialistët e strukturës  në 27 Marsin e muajit të kaluar. Në total rreth 30 mijë njerëz janë vaksinuar. Operacionet u pasuan nga 200 punonjës shëndetësorë të organizuar në turne, kontributi i të cilëve bëri të mundur vaksinimin me një normë prej 20 personash çdo 7 minuta. Vaksina e përdorur ishte kryesisht Pfizer, pas indikacioneve që AstraZeneca tu rezervohej  më shumë për personat mbi të 60-tat pa sëmundje të tjera  të veçanta. //telebari


Like it? Share with your friends!