Princi Philip i Edinburgut u nda nga jeta dje, në moshën 99-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur gruaja e tij Mbretëresha Elizabeth, përmes një njoftimi zyrtar. “Me hidhërim të thellë Mbretëresha shpall vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur, lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartmadhëria e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Ëindsor. Pallati Britanik menjëherë pas vdekjes së Princit Philip do të ndjekë, sipas raporteve, planin e Operacionit Ura e Katërt, i cili rendit të gjitha planet dhe zgjedhjet e Dukës së Wdinburgut për varrimin e tij.Në Britaninë e Madhe është deklaruar ditë Zie Kombëtare, ku sot flamujt janë ulur në gjysmështizë në nderim të lartmadhërisë, prezantuesit e lajmeve që do të njoftojnë lajmet do të veshin të zeza dhe deputetët do të mbajnë shirita të zinj. Mbretëresha gjithashtu do të hyjë në një periudhë zyrtare zie që do të zgjasë 30 ditë dhe më pas ajo do të kthehet në detyrat e saj mbretërore. Funerali Princi Philip nuk donte një funeral të madh. Ai kishte deklaruar se dëshironte diçka të thjeshtë. A do të ndryshojë rendi i trashëgimisë në fron? Pas vdekjes së Filipit, rendi i trashëgimisë nuk do të ndryshojë. Princi Charles mbetet i pari në radhë për fronin britanik, i ndjekur nga Princi William dhe tre fëmijët e tij, George, Charlotte dhe Louis.