Ndihen lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja se ku ishte epiqendra


Sipas EMSC, lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 04:39. Ky tërmet ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës rihter dhe është ndjerë në disa zona.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësi. Thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë 2 km.

Ndërkohë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një tjetër tërmet. Sipas EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 21 km në Jug-perëndim të Tepelenës.

Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.


Like it? Share with your friends!