Sipas EMSC dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Adriatik.
Sizmologët raportojnë se, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.2 dhe me thellësi 10 km.
Ndërsa lëkundja e dytë ishte më e fuqishme, me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe me thellësi 2 km.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Itali, Kroaci dhe Mal të Zi. Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.