Në autostradë me 2.3 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali


Mbante të fshehura në një zgavër brenda bagazhit të makinës, dy sasi kokaine me një peshë totale prej 2.3 kg, përfundon në pranga. Një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, me precedentë të ndryshëm në fushën e drogës, u arrestua në flagrancë nga Guardia di Finanza i Barit dhe aktualisht është i burgosur në burg, në Foggia, në dispozicion të gjyqësorit. Makina me të cilën po udhëtonte transportuesi i drogës u kontrollua në dalje të autostradës A14 në Canosa di Puglia. Gjurmimet mësohet se u ndihmuan nga njësitë e qenve të grupit të gatshëm të Barit, të cilët zbuluan sasinë e drogës brenda mjetit.//Telebari

 

 

 


Like it? Share with your friends!