Në bashkinë e Durrësit ka mbaruar proçesi i numërimit të 273 kutive, ja se si janë ndarë votat midis PS, PD dhe LSI


Në Bashkinë Durrës janë numëruar 273 kuti votimi nga 335 që janë në total. Komisioni Zgjedhor I zgjedhjeve e bëri me dije këtë informacion pasi numërimi mbaroi në orën 10:51.

Partia Socialiste vijon të kryesojë me 42 971 vota (50.37%), Partia Demokratike me 35 508 vota (41.62%) dhe LSI me 4 901 vota (5.75%).

Diferenca mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Ndryshim” (PD+LSI 40409 vota) aktualisht mbetet me 2562 vota.

Votat e pavlefshme kanë qenë një shifër e madhe e cila ka shkuar deri në 4200.


Like it? Share with your friends!