Në BE ka nisur shpërndarja e vaksinave të kompanisë amerikane Johnson&Johnson, e pohuar kjo Peter Liese, ligjvënës i Parlamentit Europian i cituar nga Reuters


Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi qe shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin, thotë Irish Times. Objektivi është që deri në fund të qershorit, bllokut t`i mbërrijnë 55 milionë doza e pastaj, 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë.

“ Kjo do të ndihmojë shumë në përshpejtimin e procesit të vaksinimit për qytetarët, dhe ne të na ndihmojë të arrijmë synimin tonë që deri në verë, të vaksinojmë 70% të popullatës së rritur”, shkroi në Twitter komisionerja europiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides.Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit.

Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tre kontinente e me disa lloje të koronavirusit. Kompania gjithashtu pretendon se rezultatet e saj paraprake tregojnë se doza e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda. Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Modernas dhe AstraZenecas.

Dy ditë më parë, EMA njoftoi se ka nisur verifikimet për një lidhje të mundshme mes vaksinës së Johnson and Johnson dhe krijimit të trombozave, pasi deri tani ka pasur katër raste serioze mpiksjesh të gjakut, njëra prej të cilave fatale./Burimi:Top Channel


Like it? Share with your friends!