Në kërkim kombëtar, ndalohet 20-vjeçari, arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në fshatin Barkanesh, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të  punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13,  Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Like it? Share with your friends!