Nëse ju kanë borxh të tjerët, merrini në..!/ Horoskopi për ditën e Marte 9 prill 2024


Dashi

Është koha për të strukturuar buxhetin tuaj. Nëse ju kanë borxh të tjerët, merrini në telefon dhe me ato para paguani faturat që keni nëpër duar. Nëse dikush ju fton në një event social të kushtueshëm, tregohuni të sinqertë. Shpjegojini thjesht se jeni duke kursyer para. Në vend të kësaj bëni mbledhje në shtëpinë e ndonjërit prej grupit. Ju përsëri mund të argëtoheni, pavarësisht situatës financiare.

Demi

Ndryshimi i qasjeve është kritik për suksesin tuaj. Në vend të argumenteve praktike, apeloni tek emocionet e njerëzve. Ndoshta do t?ju duket e pakëndshme, por do të jetë efektive. Keni një armik të fuqishëm i cili po përpiqetë të vërë pengesa në rrugën tuaj. Duke u pozicionuar në anën e publikut që tregon dhembshuri e mëshirë, do të fitoni mbështetjen për të ecur përpara. Pasi të tjerët të kuptojnë problemet me të cilat përballeni, do t ëmblidhen së bashku për të promovuar interesat tuaja.

Binjakët

Një frikë e vjetër që keni pasur dikur do të nxjerrë përsëri kokën e saj të shëmtuar. Një pjesë e të pandërgjegjshmes mund të jetë burim ankthi. Ndonjëherë ndonjë parfum, frazë ose tingull mund të ketë një efekt të thellë në sistemin limbik. Kur të ndjeni se po ju shtohen rrahjet, ndaloni së bëri atë që po bëni. Merrni frymë thellë. Kështu ekuilibri juaj do të rikthehet.

Gaforrja

Rikthimi përsëri në një grup mbështetës do të jetë i dobishëm për ju. Edhe pse keni bërë një hap të rëndësishëm duke pranuar problemet që keni, keni akoma shumë për të bërë. Do t?ju bëjë mirë të flsini me njerëz që kanë eksperienca të ngjashme. Vlerësojini këshillat që merrni nga luftëtarë të kalitur. Vendoseni krenarinë tuaj mënjanë për hir të komfortit

Luani

Është koha të trajtoni një mosmarrëveshje që ka qenë shqetësuese për ju. Kohët e fundit keni marrë një vendim që ka mërzitur disa njerëz. Në vend që të qeshni me ankesat e tyre, shikojini me kujdes sepse mund të keni shkaktuar viktima të pafajshme. Shikoni se ç?mund të bëni për të rregulluar problemet e tyre. Lëreni mënjanë egoizmin për shkak të dhembshurisë.

Virgjëresha

Duhet të tkurrni disa plane ambicioze. Do të zhgënjeheni pak, pasi do t?ju duhet të bëni ndryshime skenari. Mos u dëshpëroni. Do të keni mundësi të tjera për të udhëtuar, studiuar ose shkruar. Paguani faturat, pastroni shtëpinë ose rregulloni dosjet. Mos i lini pas dore, sepse më vonë mund të paguani një kamatë.

Peshorja

Duhet të ndaloni së jetuari për të kaluarën. Keni një mundësi për të ecur përpara në një terren të ri. Edhe pse ky territor do jetë pak i frikshëm për ju, do të mësoheni. Kërkoni ndihmën e personave që ju duan sepse nuk është turp as të pyesësh as të kërkosh ndihmë. Përsa i përket të kaluarës, vetëm ju e përjetoni keq sepse të tjerët e kanë harruar dhe po jetojnë normalisht. Mos e lejoni veten të pushtoheni nga një demon që vështirë se mund të largohet.

Akrepi

Duhet të ndaloni së jetuari për të kaluarën. Keni një mundësi për të ecur përpara në një terren të ri. Edhe pse ky territor do jetë pak i frikshëm për ju, do të mësoheni. Kërkoni ndihmën e personave që ju duan sepse nuk është turp as të pyesësh as të kërkosh ndihmë. Përsa i përket të kaluarës, vetëm ju e përjetoni keq sepse të tjerët e kanë harruar dhe po jetojnë normalisht. Mos e lejoni veten të pushtoheni nga një demon që vështirë se mund të largohet.

Shigjetari

T?u gëzoheni gjërave fine në jetë, është diçka e këndshme. Zakonisht për ju nuk ka shumë rëndësi statusi ose paratë. Kapni mundësinë për të shijuar ushqim të mirë ose një banjë romantike. Mos u shqetësoni për atë që keni në pjatë. Prioriteti juaj është të ushqeni shpirtin tuaj.

Bricjapi

Jeni gati t?i nënshtroheni një periudhe intensive të rritjes shpirtërore. Shqetësimet materiale do të humbasin ndikimin e tyre për ju. Aktivitete të tilla shpirtërore si lutja do të lehtësojnë ankthin. Njerëzit do të vënë re që jeni më të qetë, reflektivë dhe të vëmendshëm.

Ujori

Ju e harroni shpejt kur dikush debaton me ju, por nëse një rival përpiqet t?ju lëndojë, atëherë ju vishni dorezat. Të fitoni ndaj dikujt që karakterint tuaj prej optimisti e ngatërron me atë të një naivi, do t?ju japë shumë sadisfaksion. Sigurohuni që vendimi juaj për hakmarrje nuk do të dëmtojë personalitetin tuaj. Është ndryshe kur e bëni kundërshtarin tuaj të duket budalla në publik dhe tjetër gjë t?i poshtëroni pa mëshirë.

Peshqit

Do t?ju kërkohet të ndërmerrni një projekt kreativ. Mbështetja e grupit do t?i japë shtytjen e duhur egos tuaj. Ndonjëherë jeni të frikësuar nga njerëz si p.sh artistët, se mos nuk jeni në lartësinë e duhur. Jeni të bekuar me një imagjinatë të mrekullueshme. Megjithatë, sa më shumë të futeni në botën e bukurisë, aq më i madh do të jetë vetë-besimi juaj. Grupi juaj do t?i përgjigjet mirë kërkesës tuaj për lidership i cili është kyçi për sigurinë. Kënaquni; e keni fituar atë.


Like it? Share with your friends!