Nisin negociatat me vendet e BE për të sjellur kontrollorë të tjerë, Ministria e Transportit sërish në shqetësim


Ministria e Transportit njofton se kanë bërë kërkesë te të gjitha vendet dhe Eurocontrol për të sjellë kontrollorë të tjerë, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre. Negociatat po bëhen me vende të Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit.

Aprovimi nga Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre.

Fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës.

Dhjetëra pasagjerë, që vijojnë të qëndrojnë në ambientet e aeroportit, janë në pritje të fluturimit të tyre dhe theksojnë se nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet përgjegjëse se kur do të nisen për në destinacionin e tyre.

 


Like it? Share with your friends!