Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan, pas mesazhit të këtij të fundit se “ka ardhur koha për të përcjellë Ramën në opozitë, Basha dhe PD janë alternativë shpresëdhënëse”.
Në rrjetin e tij social në “Facebook” Basha shkruan se shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë te gjithë diaspora shqiptare, si një ogur i mirë për të ardhmen tonë”.
“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha.